Politike

PS s’përjashtoi Rakipin, Alibeaj: Rama falë ‘Non Grata-ve’ mban karrigen e kryeministrit

19 Prill 2022, 13:50 Nga DOSJA
PS s’përjashtoi Rakipin, Alibeaj: Rama falë ‘Non

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me vendimin e socialistëve për mospërjashtimin e Ornaldo Rakipit nga grupi pas shpalljes të së atit “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se vendimi i sotëm nuk i ka ngjallur asnjë habi, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama se me ndihmën e tyre mban ende pushtetin. 

“Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramen dhe deputetet e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit… Me avokatinë e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve. Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur!,”-shkruan Alibeaj. 

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, u vendos që Rakipi të mos largohej nga socialistët me pretendimin se i ati, Aqif Rakipi është shpallur “non grata” për shkak të veprimeve të tij, e i biri nuk ka pse marrë përgjegjësi. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj ornaldo rakipi enkelejd alibeaj ornaldo rakipi

Sondazh

Poll