Politike

I ati ‘non grata’, Ornaldo Rakipi s’përjashtohet nga PS, reagon Basha: Rama iu bë mburojë

19 Prill 2022, 12:27 Nga DOSJA
I ati ‘non grata’, Ornaldo Rakipi s’përjashtohet nga PS,

TIRANË– Vendimi për të mos përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi ka sjellë reagimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. Pas vendimit, ai ka dalë me një reagim në rrjetet e tij sociale, Basha shkruan se vendimi i sotëm shtë një tregues i qartë se si Edi Rama është një mburojë e ‘Non Gratave’ të SHBA në Shqipëri. Ndërkohë që nuk e ka humbur mundësinë për të hequr një paralele mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, duke përmendur vendimin e 9 shtatorit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i PD-së.

POSTIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:

Edi Rama është mburoja e non gratave sepse pa ta ai nuk qëndron dot në pushtet. Pa ta nuk bën dot afera si ato të inceneratorëve, pa ta nuk ndan dot administratën si plaçkë, pa ta nuk e shpërndan dot buxhetin e shtetit sipas orekseve të të babëziturve që përdor për të shkatërruar zgjedhjet. Këto fakte të njohura nga çdo shqiptar pasqyrohen edhe në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe motivet e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara. Pyetja që shtrohet sot është: për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill? Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet. Sot, për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë, është më e qartë se kurrë se kush do një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe politikanët e lidhur me krimin, dhe kush do që asgjë të mos ndryshojë në këtë vend dhe që ata që e kanë shpopulluar dhe varfëruar Shqipërinë, të pasurohen edhe më shumë në kurriz të shumicës së ndershme të shqiptarëve.

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, u vendos që Rakipi të mos largohej nga socialistët me pretendimin se i ati, Aqif Rakipi është shpallur “non grata” për shkak të veprimeve të tij, e i biri nuk ka pse marrë përgjegjësi. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll