Politike

Presidenti i ri/ Balla: Mund të kandidojë kush ka mbështetjen e jo më pak se 20 deputetëve

19 Prill 2022, 09:46 Nga DOSJA
Presidenti i ri/ Balla: Mund të kandidojë kush ka mbështetjen e

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se kandidati për president duhet të ketë jo më pak se 20 firma nga deputetët. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla tha se pas shtatë ditësh do të kryhet raundi i parë i votimeve. Po ashtu, ai shtoi se do të marrin parasysh edhe propozimin e qytetarëve.


“Është e qartë lidhur me afatet kushtetuta, Duke nisur nga premisa kryesore që zgjedhjet do të fillojë jo më vonë se data 24 maj. Ne kemi marrë insiativën, bazuar edhe në traditën që kryetari i rupit parlamentar të shumicës i drejtohet kryetarit të kuvendit për të thirrur kryetarët, në mënyrë që të iniciohen fillimin e zgjedhjeve. Përbëhet nga 2 etapa: 1 konsultative 2 kushtetuese Pas shtatë ditësh duhet të votohet raundin i parë i votimit. Kandidati për president duhet të ketë jo më pak se 20 firma nga deputetët. Dje kam kërkuar kryetarët e grupeve të opozitës që të dakordësojmë këtë kalendar. Ndërkohë që duhet t’ju njoftoj se pjesë e këtij procesi është edhe publiku. Pjesë e këtij procesi është edhe publiku. Nuk e fsheh, eksperienca shembullore e Këshillit Kombëtar me një pjesëmarrje që nuk pritej, na ka dhënë leksione të duhura. Dje kemi njoftuar një adresë emaile, ku ne i kemi kërkuar qytetarëve të vijnë me propozimet e tyre. Deri në këto moment kanë ardhur 132 propozime, disa prej të cilave edhe të argumentuara. Në një traditë të re që po jep frytet e veta, është edhe konsultimi me shoqërinë civile. Nesër në po këtë sallë, do të kemi një pjesë të mirë të shoqërisë civile. Në kem propozuar që data 29 prill të jetë konferenca e kryetarëve. Deri në fund të muajit maj te kemi ezauruar procesin. Për herë të parë PS e udhëheq ekskulizvisht procesin e presidentit të ri.”, u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: VD-Presidenti i ri&’fati’ i Rakipit! PS nis mbledhjen e Grupit, votojnë të gjithë, e Rama

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 taulant balla grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 taulant balla

Sondazh

Poll