Politike

VD-Presidenti i ri, Fatmir Mediu: Opozita të negociojë si trup i vetëm, duhet konsensus!

19 Prill 2022, 09:40 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri, Fatmir Mediu: Opozita të negociojë si trup i

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me çështjen e diskutimeve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Në një konferencë për shtyp, Mediu kërkoi një proces gjithëpërfshirës nga të gjithë të zgjedhurit e popullit në kampin opozitar.


Presidenti është një institucion i rëndësishëm. Duhet një presidenti mbi palët politike. Është e nevojshme që procesi të synojë konsensusin. Të gjithë duhet të mendojmë përtej interesit të medias. Duhet të negociojë si një trupe e vetme. Kjo ka qenë edhe praktika qe kemi ndjekur në vitin 2002 e 2007. Në këto negociata të përcaktohen kriteret. Propozimi dhe përzgjedhja nga fusha e politikës dhe akademike do të jetë një nisje e mirë për negociatat. Duhet garantuar një proces serioz dhe të shmanget një proces qesharak që dëmton rolin e Presidentit dhe funksionit Kushtetutës,”-tha Mediu ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: ‘Emri i presidentit’/PS i ftoi në negociata, Mediu: Gjithëpërfshirje! Alibeaj: Do konsultohem

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll