Politike

VD-Takim me Ballën për emrin e presidentit?Alibeaj: Do mblidhet grupi i PD, pastaj vendosim

19 Prill 2022, 10:26 Nga DOSJA
VD-Takim me Ballën për emrin e presidentit?Alibeaj: Do mblidhet grupi

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk ka marrë asnjë vendim për të takuar ose jo homologun socialist, Taulant Balla për të diskutuar me të emrin e presidentit të ri. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se vendimin do të duhet që ta konsultojë me të gjithë anëtarët e grupit parlamentar për të vepruar më pas sipas vullnetit të grupit.


“Presidenti i republikës sëhtë krytari i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Është më i rëndësishëm procesi sepse nëse është gjithëpërfshirës besoj se do të japë produktin e duhur. Duhet të nisë me këmbën e mbarë duke respektuar Kushtetutën. Për këtë arsye unë besoj që kushdo, në një ngjarje kaq të madhe, procesi do të duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Të gjithë e dimë që në raundin e 4-5, zgjidhet me votat e maxhorancës kjo nuk duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf, kjo e bën groteske dhe joserioze. Nesër në takim me Ballën? E kam thënë, grupi parlamentar i PD do të mbajë qëndrimin e tij. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit. Nuk është president i deputetëve por i shqiptarëve,”-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: ‘Emri i presidentit’/PS i ftoi në negociata, Mediu: Gjithëpërfshirje! Alibeaj: Do konsultohem

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll