Politike

‘Ekonomia’/Bordi për karburantet, opozita:Mënyrë e gabuar. Braçe: Si është përcaktuar çmimi

19 Prill 2022, 11:03 Nga DOSJA
‘Ekonomia’/Bordi për karburantet, opozita:Mënyrë e

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë u diskutua për 2 aktet normative për ngritjen e bordit të transparencës për monitorimin e tregut të karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve. Ministria e Infrastrukturës shpjegoi se një vendim i tillë erdhi për të shmangur abuzimet në treg në kushtet kur çmimi i naftës në bursë arriti në shifra rekord. Opozita deklaroi se ngitja e bordit është jo në përputhje me ligjin e kushtetutën pasi ndërhyrje të tilla përcaktohen vetëm me ligj të veçantë.

DEBATET:

Spaho: Kushtetuta kërkon plotësimin e dy kushteve, një që të ketë situatë të veçantë, dhe dy të bëhet me ligj dhe jo me ligjin e 1999, por me ligj kur ndodh situata e veçantë. Argumenti që jepni ju që e ka kaluar komisioni i ligjeve nuk qëndron, pasi edhe herë të tjera kemi miratuar një ligj, ne e kemi kaluar në Kuvend është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe më pas e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese.

Tabaku: Ky bord cenon rëndë konkurrencën dhe është mënyra më e gabuar që qeveria ka zgjedhur për të monitoruar këtë treg që vuan prej 30 vitesh mungesën e konkurrencës. Ky akt normativ tregon dështimin për të monitoruar këtë treg

Braçe: Deri përpara se të përcaktonim metodologjinë e çmimeve të karburanteve, cila është metodologjia e shitjes nga vetë kompanitë për tregtimin e karburantit? Pse kemi një metodologji për çmimin e naftës dhe një tjetër për gazin? Cila ishte metodologjia që kanë përdorur kompanitë për shitjen e gazit? Mund të na shpjegoni të gjithë zinxhirin e tregtimit të naftës në këtë vend? Ku blihet? Shoqata që funksionon si kartel thotë se e blen në bursë? Shoqata që funksionon si kartel e thotë ky brokeri, e depoziton ky brokeri, ku e depoziton karburantit? Prandaj na shpjegoni transaksionin e naftës dhe gazit nga bursa deri tek konsumatorit? Pyetja e fundit është për masën e shpenzimeve që ju u njihni ishte 1% për kompanitë e shumicës dhe 5% për kompanitë e pakicës dhe kaloni në 3 lekë dhe 12 lekë për secilin nga tre produktet, mund ta dijë arsyen pse u ndryshua? Dhe nëse arsyeja është që ata kanë ardhur me lista të shpenzimeve që kanë mund të na e bëni dhe ne publike listën që shoqata që funksionon si kartal ju ka sjell, që ta dimë me çfarë u ngarkuakan këta kaq shumë që duan 15 lekë për litër për të gjitha produktet e tyre?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike brace ekonomia komisioni i ekonomise brace ekonomia komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll