Bota

GAFA/Mal i Zi ndërpret ‘gabimisht’ marrëdhëniet diplomatike, Rusia kërkon shpjegime

19 Prill 2022, 10:33 Nga DOSJA
GAFA/Mal i Zi ndërpret ‘gabimisht’ marrëdhëniet

MAL I ZI- Ambasada e Rusisë në Podgoricë i dërgoi një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi në të cilën kërkon të sqarojë deklaratën e saj të mëparshme për nevojën e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, tha zyrtari i ambasadës.

Ne i kemi dërguar një notë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi duke kërkuar që të japin sqarimet përkatëse”, tha zyrtari.

Šalje mi Novak Adžić.????? pic.twitter.com/SzeyLCgpXm

— Miodrag Vlahovic???? (@Mico_Vlahovic) April 19, 2022

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka publikuar në Twitter deklaratën e shefit të diplomacisë George Raduloviq se ka hyrë në fuqi ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, por pak orë më vonë ajo deklaratë është fshirë nga Twitter.

Në deklaratën, e cila më vonë u fshi, përveç ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, thuhet se ndërprerja e plotë ose e pjesshme e marrëdhënieve ekonomike, importet, eksportet, tranziti, transporti, si dhe embargoja ushtarake, kufizimi i hyrjes në Mal të Zi, vendosja ose marrja të parave ka hyrë në fuqi.

Izvinjavamo se javnosti zbog grubog propusta u prethodno objavljenom saopštenju, gdje je umjesto pobrojavanja restriktivnih mjera, greškom navedeno da su stupile na snagu…

— MFA Montenegro (@MFA_MNE) April 18, 2022

Ministria malazeze kërkoi falje në Twitter, duke thënë se “në vend që të renditeshin masat kufizuese, gabimisht u deklarua se ato hynë në fuqi”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni george raduloviq marredheniet mal i zi-rusi george raduloviq marredheniet mal i zi-rusi

Sondazh

Poll