Bota

Iryna Vereshchuk: Nuk do të hapet asnjë korridor humanitar për të tretën ditë radhazi

19 Prill 2022, 09:07 Nga DOSJA
Iryna Vereshchuk: Nuk do të hapet asnjë korridor humanitar për

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e ukrainës kanë lajmëruar se nuk do të ketë korridore humanitare për të evakuuar civilët e bllokuar në zonat e konfliktit për të tretën ditë radhazi, sepse nuk ka pasur marrëveshje me Rusinë.

Sipas BBC, zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk thotë se bombardimet intensive vazhdojnë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore. Zyrtarët thonë se Rusia ka nisur një ofensivë të madhe pasi u pengua në përpjekjet për të kapur kryeqyteti e Ukrainës.

Vereshchuk thotë se rusët refuzojnë të hapin një korridor për të evakuuar civilët nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit drejt Berdyansk.

Ajo thotë se negociatat e vështira janë zhvilluar në përpjekje për të rregulluar korridoret humanitare në rajonin jugor të Khersonit dhe në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna vereshchuk iryna vereshchuk

Sondazh

Poll