Bota

Mbretëria e Bashkuar do ti dërgojë Ukrainës raketa ‘Stormer’

19 Prill 2022, 07:34 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar do ti dërgojë Ukrainës raketa

MBRETËRIA E BASHKUAR- Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon. Pas shumë kërkesash për armë nga Perëndimi, ushtria ukrainase tashmë është furnizuara me armë të fuqishme dhe moderne. Sipas The Sun, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i dorëzojë Ukrainës raketa të blinduara “Stromer”, të cilat janë shumë të fuqishme dhe shkatërruese. 17 raketat e tyre Starstreak mund të godasin avionët dhe helikopterët që fluturojnë ulët.

“Nuk është sekret që Britania e Madhe është zotuar të ndihmojë Ukrainën me aftësitë e saj anti-ajrore”-ka thënë një burim i The Sun.

Lëshuesit 13 tonësh, të teknologjisë së lartë, mund të ngarkohen në aeroplanët e transportit C-17 dhe të fluturojnë në luftë brenda disa ditësh. Ata kanë nevojë vetëm për një ekuipazh prej tre personash, një shofer, komandant dhe gjuajtësi.

Dhe ata do të lejojnë ushtrinë e Volodymyr Zelenskyy-t të shpejtojë në pozicione me 50 mph, të qëllojë dhe më pas të largohet shpejt.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi raketat stormer lufta ukraine-rusi raketat stormer

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2022, 07:05

Ofensivë turke kundër kurdëve në Irakun verior

Ushtria turke ka nisur një ofensivë të re tokësore dhe ajrore kundër Partisë së Punës të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior. PKK-ja është e ndaluar dhe konsider...