Bota

Lepurushi i Pashkëve shpëton Biden nga pyetja e sikletshme

19 Prill 2022, 08:11 Nga DOSJA

SHBA- Një person i veshur si Lepurushi i Pashkëve e shpëtoi presidentin amerikan, Joe Biden nga një moment i sikletshëm. Biden priti për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë festën e Pashkëve ndërkohë që pandemia COVID-19 po zbehet.

Sipas New York post, ai u pyet për situatën në Afganistan dhe Pakistan nga një gazetare afgane, Nazira Karimi përpara se lepurushi të shfaqej dhe t’i ndërpriste.

Në video duket momenti i sikletshëm i presidentit kur duhet të përgjigjet por fatmirësisht lepurushi e ndihmon atë që të mos japë përgjigje mbi këtë situatë.

“Pakistani nuk duhet, dhe Afganistani duhet…”, nisi të fliste Biden, përpara se të afrohej Lepurushi i Pashkëve. 

“Oh, Lepurushi i Pashkëve,”-tha ai dhe u largua duke e lënë gazetarin pa përgjigje. 

Thomas C. Dillon, postoi në Twitter pamjet nga situata, e cila nuk mundi të shikohej nga të gjithë spektatorët. 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lepurushi i pashkëve joe biden lepurushi i pashkëve

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2022, 07:05

Ofensivë turke kundër kurdëve në Irakun verior

Ushtria turke ka nisur një ofensivë të re tokësore dhe ajrore kundër Partisë së Punës të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior. PKK-ja është e ndaluar dhe konsider...