Bota

Ish-komandanti britanik: Rusët janë më të fokusuar në Donbas

19 Prill 2022, 08:29 Nga DOSJA
Ish-komandanti britanik: Rusët janë më të fokusuar në

UKRAINË- Gjenerali Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, tha se kjo fazë e konfliktit do të jetë shumë ndryshe nga fazat e mëparshme të luftës.

Sipas BBC, gjenerali Richard Barrons u pyet nëse forcat ruse janë duke operuar më me sukses në këtë fazë të luftës dhe ai tu përgjigj duke thënë se ata tashmë kanë nxjerrë disa mësime në 54 ditët e luftës.

“Ata mund të kenë nxjerrë disa mësime nga 54 ditët e para të luftës, ata tani përpiqen të bëjnë një gjë menjëherë dhe jo shumë gjëra në të njëjtën kohë. Janë të fokusuar pas operacionit të Donbasit, fuqia e zjarrit, logjistika, komanda dhe kontrolli, si dhe përforcimet janë rreshtuar nën një gjeneral të vetëm,”-tha ai. 

Ai shton se ato nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për tu rivendosur dhe shumë nga përforcimet e sjella nga Rusia mund të mos jenë të trajnuar më mire.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi richard barrons lufta ukraine-rusi richard barrons

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2022, 07:05

Ofensivë turke kundër kurdëve në Irakun verior

Ushtria turke ka nisur një ofensivë të re tokësore dhe ajrore kundër Partisë së Punës të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior. PKK-ja është e ndaluar dhe konsider...