Bota

SHBA kërkon të sekuestrojë superjahtin e oliogarkut rus në Fixhi

19 Prill 2022, 07:52 Nga DOSJA
SHBA kërkon të sekuestrojë superjahtin e oliogarkut rus në

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur që të sekuestrojnë super-jahtin “Amadea” që është në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov.

Sipas Aljazeera, oligarku rus që është ankoruar në shtetin ishullor të Paqësorit të Fixhit u ndalua pasi thuhet se ka kaluar në Fixhi pa u zhdoganuar.

Pronari rus i super-jahtit Suleiman Kerimov është gjithashtu i sanksionuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian pas pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse.

Drejtori i prokurorisë publike të Fixhit, Christopher Pryde, paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Lartë duke kërkuar të parandalonte Amadea që të largohej nga Fixhi.

Autoritetet në vende të ndryshme kanë sekuaestruar anije luksoze dhe vila në pronësi të miliarderëve rusë në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin Rusia e quan një “operacion ushtarak special”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jahti amadea lufta ukraine-rusi suleiman kerimov jahti amadea lufta ukraine-rusi suleiman kerimov

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2022, 07:05

Ofensivë turke kundër kurdëve në Irakun verior

Ushtria turke ka nisur një ofensivë të re tokësore dhe ajrore kundër Partisë së Punës të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior. PKK-ja është e ndaluar dhe konsider...