Politike

Rama e quajti skandaloz/Meta: Vendi po zbrazet, ky është ‘alarm i kuq’, koha për të ndaluar

19 Prill 2022, 09:16 Nga DOSJA
Rama e quajti skandaloz/Meta: Vendi po zbrazet, ky është ‘alarm

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga INSTAT, që flisnin për largimet masive të të rinjve nga vendi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterimi asgjësues të popullit duke sulmuar edhe maxhorancën e vendit. 

“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit. Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik. Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar. Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit. Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi. Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare,”-shkruan Meta.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara, llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031. Por vlerësimet vjetore kanë treguar ulje më të madhe, duke rrezuar kështu projeksionet.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll