Politike

President i ri/ Rama sulmon Metën: Ishte më skandalozi në histori, na duhet dikush normal!

19 Prill 2022, 08:08 Nga DOSJA
President i ri/ Rama sulmon Metën: Ishte më skandalozi në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka krijuar identitikin e presidentit të ri. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend, Rama nuk ka nguruar që të sulmojë edhe presidentin Ilir Meta duke e cilësuar si një person jonormal dhe skandaloz, ndërsa shtoi se zgjedhja e tij në krye të vendit ishte “detyruar” për të.


“PS ka për herë të parë përgjegjësinë për kandidaturën. Duket një sfidë e lehtë po të kemi parasysh që thuajse çdo kandidaturë që plotësonte disa kritiere si psh, njohjen e gjuhës shqipe; pasjen e një karriere profesionale; vetëpërmbajtjen në raport me ligjin dhe kushtetutën; do të ishte më e mirë se presidenti aktual. Por nga ana tjetër, ajo ç’ka e bën këtë moment përcaktues për karakterin. Nuk mjafton thjesht të zgjedhim thjesht një person që do të ishte më i përshtatshëm se Ilir Meta. Do e përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve. Do të zgjedhim një figurë për të luajtur rolin e kreut të shtetit. Të rrezatojnë normalitet, të ketë integritet. Vështirësohet përzgjedhja sesa çdo të ishte në një sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur histora e atij institucioni dhe presidentit më të papërsëritshëm në llojin e vetë. Këtu ëshrtë rasti për ta përsëritur. Zgjedhja e Metës ishte me detyrim-përcaktim për ne. Gjendeshim në një kontekst politik të jashtëzakonshëm. Mungonte opozita zyrtare në sallë dhe nga ana tjetër, vullneti dhe dëshira ishte që zgjedhja të binte mbi dikë që do të mund të përfaqësonte opozitën. Zgjodhëm një president për opozitën, por duke menduar se do të ishte president edhe për Shqipërinë,”-tha Rama në fjalën.

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Sot siç edhe jeni informuar jemi mbledhur për të startuar edhe brenda grupit tonë parlamentar procesin e identifikimit të kandidaturës më të përshtatshme për Presidentin apo Presidenten e re te Republikës. Për herë të parë Partia Socialiste ka mundësinë ta zgjedhë e vetme Presidentin apo Presidenten e Republikës, çka do të thotë se për herë të parë Partia Socialiste ka të gjithë përgjegjësinë për cilësinë e kandidaturës. Natyrisht që në pamje të parë kjo duket një sfidë e lehtë, po të kemi parasysh që thuajse çdo kandidaturë që mund të plotësonte disa kritere fare elementare, si për shembull, njohjen e gjuhës shqipe, si për shembull pasjen e një karriere profesionale, si për shembull, vetëpërmbajtjen në raport me ligjin dhe me Kushtetutën, do të ishte më e mirë sesa Presidenti aktual i Republikës se Shqipërisë. Nga ana tjetër, ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, për ambicien dhe për profilin e Partisë Socialiste, është se nuk mjafton thjeshtë të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol sesa Ilir Meta, gjë që do ta përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve, por është që të zgjedhim një figurë për të luajtur në 5 vitet e ardhshme rolin e kreut të shtetit, që të rrezatojë normalitetin, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellë mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe aleatëve tanë strategjikë, partnerëve tanë e miqve të Shqipërisë, që të sigurojë gjithashtu një nivel profesionalizmi në adresimin e të gjithë gamës se çështjeve që lidhen me Presidentin e Republikës, sikundër dhe të përçojë një frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përtej bindjeve të tyre politike, përtej të gjitha dallimeve të natyrshme mes tyre. Këtu sfida vështirësohet dhe këtu përzgjedhja është shumë më e ngushtë sesa ç’do të ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të Presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni dhe praktikisht të Presidentit më të papërsëritshëm në llojin e vet që Shqipëria ka patur taksiratin të ketë mbi krye. Këtu është rasti për ta përsëritur! Zgjedhja e Ilir Metës President ishte një zgjedhje me detyrim përcaktim për ne, që nuk i kishim votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës dhe që njëkohësisht gjendeshim në një kontekst politik te jashtëzakonshëm po të kemi parasysh se mungonte opozita zyrtare në sallë dhe nga ana tjetër vullneti dhe dëshira jonë ishte që zgjedhja jonë të binte mbi dikë që në një fare mënyre do të mund ta përfaqësonte edhe opozitën. Në ato kushte ne zgjodhëm një President për opozitën, por duke menduar aso kohe se do të ishte dhe një president për Shqipërinë natyrisht.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&’fati’ i Rakipit! PS nis mbledhjen e Grupit, votojnë të gjithë, e Rama

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 ilir meta edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 ilir meta

Sondazh

Poll