Politike

SHERR! Bardhi: Ndani karriget ju. Ristani: Bëj kafetë te shtëpia e Bashës, mbylle kur flas

18 Prill 2022, 21:28 Nga DOSJA
SHERR! Bardhi: Ndani karriget ju. Ristani: Bëj kafetë te shtëpia

TIRANË– Debat i fortë! Gazment Bardhi është përplasur me Arben Ristanin. Bardhi ndërhyri teksa Ristani fliste në “Opinion”, ndërsa ky i fundit i kërkoi të mbyllte gojën. Madje, Ristani i tha të shkonte e të bënte kafetë tek shtëpia e Lulzim Bashës. Bardhi replikoi dhe mes tyre nisi debate.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gazment Bardhi: Ju e keni mendjen tek karriget. Ja ku po e çoni partinë, thoni që jeni të lumtur, pak rëndësi ka fiton apo nuk fiton Partia Demokratike. E rëndësishme është zgjedhim Këshillin Kombëtar, zgjedhim kryesinë dhe ndani karriget dhe jeni në rregull ju, të keni ato karrige.

Arben Ristani: Shko bëj kafet në shtëpi të Bashës dhe rri rehat. Mbylle gojën kur flas unë

Gazment Bardhi: Unë as nuk kam bërë kafe dhe as nuk i kam shërbyer ndonjëherë raki, unë jam ky që jam. Jam përballë teje. Unë s’të kam shërbyer ndonjëherë kafe ty, ti më ke shërbyer kafe mua, e di shumë ti atë që po them…e ke pasur të trashëguar nga komunizmi shërbimin e kafeve….

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ristani gazment bardhi arben ristani gazment bardhi

Sondazh

Poll