Politike

VD-Presidenti i ri/ Rama: Do jetë proces konfidencial, emrat bëhen mish për topat e mediave

19 Prill 2022, 08:15 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri/ Rama: Do jetë proces konfidencial, emrat bëhen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar se emrat e propozuar për presidentin e ri të vendit do të mbeten anonim për aq kohë sa të munden. Kjo sepse sipas tij sa më shpejt të jenë publike, aq më shumë do të komentohen nga mediat dhe jo vetëm.

“Do jetë proces konfidencial, nuk bëjëmë dot diskutim të hapur dhe të hedhim emra që bëhen mish për topat e mediave. Do jetë në respekt të njerëzve që për një arsye apo tjetër do të përfshihen në këtë rezervuar burimesh ky do të identifikojmë kandidaturën më të përshtatshme,“-tha Rama ndër të tjera.


PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Rrjedhja e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe natyrisht i dha vendit një President i cili ishte shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka patur qysh prej vitit 1991. Sot jemi në kushte të tjera dhe sot jemi përballë një sfide që duhet ta shohim si një përgjegjësi shumë të madhe dhe jo si një mundësi të lehtë për t’i imponuar vendit një President apo një Presidente që thjesht dhe vetëm do të përmbushte me sukses gjysmën e kornizës politike të Shqipërisë, duke qenë faktikisht një figurë tërësisht e ngjyrosur politikisht. Nuk është kjo që na duhet dhe nuk është kjo që duam të bëjmë. Ajo që duhet të bëjmë është që të bëjmë një sforco të përbashkët duke i hapur rrugë ideve, sugjerimeve, propozimeve të gjithsecilit dhe gjithsecilës këtu, në një proces konfidencial, në sensin që ne nuk mund të bëjmë një diskutim të hapur në këtë fazë dhe të hedhim emra që pastaj bëhen mish për topat e mediave dhe të llafeve e të thashethemeve, por duhet të bëjmë një proces që të jetë në respekt të atyre njerëzve që për një arsye apo për një tjetër do të përfshihen në këtë rezervuar po themi burimesh, ku pastaj do të identifikojmë kandidaturën më të përshtatshmit.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri&’fati’ i Rakipit! PS nis mbledhjen e Grupit, votojnë të gjithë, e Rama

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022 edi rama grupi i ps mbledhje 19 prill 2022

Sondazh

Poll