Politike

Berisha: Basha e Alibeaj donin të krijonin partinë e tyre

18 Prill 2022, 20:06 Nga DOSJA
Berisha: Basha e Alibeaj donin të krijonin partinë e tyre

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj kanë pasur si qëllim që të ndërtojnë partinë e tyre. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe zgjedhjet e 6 Marsit.

“Ishte një gjë më e thellë që të themi të vërtetën. Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm të manipulimit të grupit parlamentar. Kjo është 100 % e sigurt. Ata i lejuan vetes të vazhdojnë të mbajnë qëndrimin për mosnjohjen e kuvendit të 11 dhjetorit. Këtu fillon cdo gjë. Së pari Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit, votimin e 6 Marsit. Ata po bëjnë gjithçka të bëjnë partinë e tyre,”- tha Berisha.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll