Politike

Zgjedhjet në PD, Bardhi del me shifra: Kryetarë me 10% të anëtarëve, sa humbën në 4 muaj

18 Prill 2022, 20:36 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, Bardhi del me shifra: Kryetarë me 10% të

TIRANË– Gazment Bardhi ka publikuar shifra që sipas tij tregojnë se në kry të degëve të Partisë Demokratike janë vendosur persona që kanë mbështetjene e vetëm 10% të anëtarëve. Si shembull, ai mori dy degë të PD-së në Tiranë. Sipas Bardhit, në degën numër tetë të PD-së në Tiranë, kur u bë shkarkimi i Lulzim Bashës votuan 774 persona nga 1600 anëatrë, ndërsa për zgjedhjet e Rithemelimit, morën pjesë vetëm 315 anëtarë. Sipas Bardhit, kjo është një humbje. 

“Tani për pjesëmarrjen, duke iu referuar të dhënave të të njëjti komision. Në referendumin që u bë për shkarkimin e bashës, u pretendua që tek 8 morën pjesë 774 nga 1600 anëtarë që ka dega. Sot u zhvilluan zgjedhjet dhe nga deklarimet, u tha se morën pjesë 315 anëtarë. Pra në katër muaj, nga deklarimet eb ëra nga vetë ata, kanë humbur 400 anëtarë. Ndërkohë që 315 me 1600 anëtarë që ka dega, bëjini vetë llogaritë që sa veta kanë marrë pjesë. Të marrin degësn, morën pjesë 706 anëatrë për shkarkimin e Bashës, dje u zhvilluan zgjedhje, morën pjesë 470 anëtarë. Për tre apo katër humbën sërish. Dega ka 2018 anëatrë, pjesëmarrjen llogariteni vetë. Fituesi ka 250 vota, ka vetëm 10% të anëtarëve. Ky është fenomeni,”- tha Bardhi. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll