Bota

Kryeministri i ardhshëm i Britanisë: Islami i ka lënë vendet myslimane me shekuj mbrapa

16 Korrik 2019, 08:45 Nga DOSJA
Kryeministri i ardhshëm i Britanisë: Islami i ka lënë vendet

BRITANI  E MADHE – Pas largimit të kryeministres së Anglisë Theresa May, Boris Johnson pritet të marrë postin e Kryeministrit të Britanisë së Madhe më 23 korrik të këtij viti.

Por kryeministri në arrdhje i Britanisë është kritikuar për deklaratat e tij, se Islami e ka kthyer jetën e myslimanëve që  “literalisht të mbetet shekuj mbrapa” perëndimit, në një ese që doli në dritë nga The Guardian.

Sipas Jonhson në librin e vitit 2006 për Perandorinë Romake, Islami është një ndër faktorët që e ka kufizuar zhvillimin në shumë vende të botës.

Në një ese të titulluar “Dhe më pas erdhën myslimanët” të vitit 2007, Johnsoni shkroi: “Duhet të ketë diçka rreth islamit që përnjëmend ndihmon në shpjegimin e arsyes pse nuk kishim ngritje të borgjezisë, nuk kishim kapitalizëm liberal dhe prandaj as shpërndarje të demokracisë në botën myslimane. Diçka i bëri vendet myslimane që të mbesin me shekuj mbrapa perëndimit.”

Mohammed Amin, ish kreu i Forumit Mysliman Konservativ thotë se  analiza e Johnsonit rrezikonte “që aktivisht të promovonte urrejtje për myslimanët”. Amini ishte përjashtuar nga forumi në qershor pasi e kishte kritikuar mosgatishmërinë e lidershipit të partisë për të raportuar islamofobinë, dhe e kishte kritikuar popullaritetin e Johnsonit me rritjen e Adolf Hitlerit në vitet 1930.

Në këtë ese,  Johnsoni gjithashtu pranon  se edhe Krishterimi e kishte historinë e tij  të “mizorisë së gërditshme”.

Marrë dhe përshtatur nga Theguardian

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson islami ka lene mbrapa vendet myslimane kryeministri ne ardhje i britanise merr kritika boris johnson islami ka lene mbrapa vendet myslimane kryeministri ne ardhje i britanise merr kritika

Sondazh

Poll