Italia nxjerr raportin e antigrogës, Shqipëria burimi kryesor për transportin e drogës
16 Korrik 2019, 07:47Nga DOSJA
ITALI-Shteti italian ka publikuar raportin e antidrogës, dhe ka rezultuar që Shqipëria është burimi kryesor ka furnizuar Italinë me drogë gjatë vitit 2018.
Më poshtë janë disa prej të dhënave të trafikut të drogës të publikuara në raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme italiane të Antidrogës.
Rastet kryesore lidhur me Shqipërinë janë:
Shqipëria, përmes detit Adraitik, është kanali kryesor furnizues për Italinë dhe vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti.
Në total në vitin 2018, antidroga italiane ka sekuestruar rreth 14,2 ton marijuanë. Sasia e marijuanës së sekuestruar që vinte nga Shqipëria është rreth 6.3 ton, ose sa 44 për qind e sasisë totale të sekuestruar.
Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marijuanës në Itali janë të vendosura kryesisht në rajonin e Puglias e Campagnas.
Vitet e fundit, bandat shqiptare po përfshihen dhe në trafikun e kokainës. Ato e trafikojnë kokainë nga Spanja e Holanda, dhe më pas e shpërndajnë në të gjithë Italianë.
Për trafikimin e heroinës, bandat shqiptare po bashkëpunojnë me mafian napoletane Camorra.
Nga Shqipëria e Greqia trafikohet në Turqi sasi të konsiderueshme droge e njohur me emrin SKUNK, një derivat i kanabisit mjaft i fuqishëm.
Në 2018-ën, në Itali janë arrestuar 1917 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, ku pjesën më të madhe e zënë të arrestuarit për trafik kokaine: 1282 shqiptarë, ose 66 për qind, janë arrestuar për trafik kokaine; 418 shqiptarë ose 21 për qind janë arrestuar për trafik marijuane, 167 shqiptarë ose 9 për qind janë arresuar për trafik heroinë.
Mes shqiptarëve të arrestuar për trafik droge vihet re rritje e numrit të femrave dhe fëmijëve minorenë.
ITALI -Valerio Cataldi, gazetari investigativ ka realizuar dokumetarin më të fundit që nxjerr në pah të gjitha rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine ...
MAQEDONIA E VERIUT: Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e refuzoi kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se pë...
KOSOVË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, ku një emigrant u befasua, pasi u kthye për pushime në shtëpi.Para shtëpisë së tij, ai gjeti një letë...
SHBA- Pse Donald Trump urren e urren kaq shumë Amerikën? Ç’është ka mes raportit gjermano-amerikan që e bën atë të mendojë se mund t’u tregojë qytetarëve...
SUEDI-Një avion i vogël është rrëzuar në një ishull në Suedinë lindore, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave. Ata po fluturonin me këtë avion të vogël pasi po ...
SHBA- Facebook pritet të hedhë në treg kripto-monedhën e re “Libra” 6 mujorin e parë të vitit të ardhëm. Projekti i gjigantit të komunikimit po mbështetet nag ...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar për racizëm pasi ka postuar disa komente në rrjetin social, duke sulmuar gratë kongresiste Demokrate.Trump...
AZIA- Azia lindore është përfshirë si çdo vit nga përmbytjet e musoneve, ku janë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe dëme në njerëz.Të paktën 65 njerëz ka...