Bota

E akuzojnë për racizëm, Trump për gratë kongresmene me ngjyrës: Hiqni dorë nga SHBA

15 Korrik 2019, 09:40 Nga DOSJA
E akuzojnë për racizëm, Trump për gratë kongresmene me

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar për racizëm pasi ka postuar disa komente në rrjetin social,  duke sulmuar gratë kongresiste Demokrate.

Trump pretendoi se gratë “kanë ardhur fillimisht nga shtetet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë e plotë”, përpara se të sugjerojnë që ata të “kthehen”.

Përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të qetë mes kësaj vale kritikash.

Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib,  Ayanna Pressley, dhe Ilhan Omar, 4 gratë të cilat  kanë shkruar në SHBA si refugjat prej moshës 12-vjeçare, e kanë quajtur presidentin Trump  racist e ndërkohë janë mbështetur nga anëtarë të Partisë Demokratike.

Por si u përgjigj Presidenti pas kritikave racite?

Me një shkrim shumë të shkurtër, Presidenti Trump akuzoi gruan e kongresit për “kritikën” që ajo i bëri në SHBA.

Presidenti nuk i ka përmendur në mënyrë të qartë gratë për të cilat po fliste, por konteksti  dhe referencat ndaj kryetares Nancy Pelosi  la të kuptojhej shumë qartë.

Ai tha se Pelosi do të bënte një organimzim, për largimin nga vendi të këtyre grave.

Presidenti shkroi: “Kaq interesante për të parë gratë “progresive”të Kongresit, të cilat fillimisht erdhën nga vende qeveritë e të cilave janë një katastrofë e plotë dhe më e keqja është se janë të korruptuara dhe e paafta kudo në botë. Tani me zë të lartë ju them njerëzve të Shteteve të Bashkuara, kombit më të madh dhe më të fuqishëm në tokë, se si qeveria jonë duhet të drejtojë.”

Marrë dhe përkthyer nga BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gratë kongresiste demokrate kritika shba trump akuzohet per racizem gratë kongresiste demokrate kritika shba trump akuzohet per racizem

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2019, 11:13

SHBA- Zv.Presidenti Mike Pence ka vizituar qindra emigratë në kufirin e Teksasit, ku deklaroi se kushtet e tmerrshme që i përshkoi një gazetar, janë shkaktuar n...