Bota

“Libra” propozimi më i ri i Zuckerberg, shkakton reagime tek ligjvënësit në SHBA

15 Korrik 2019, 11:30 Nga DOSJA
“Libra” propozimi më i ri i Zuckerberg, shkakton reagime tek

SHBA- Facebook pritet të hedhë në treg kripto-monedhën e re “Libra” 6 mujorin e parë të vitit të ardhëm. Projekti i gjigantit të komunikimit  po mbështetet nag kompantitë më të mëdha teknologjike, por ka ankesa midis ligjvënëse dhe procedurës sësi do të menahohet.

Ndërkohë pjesa më e madhe e demokratëve në komisionin e Shërbimeve Financiare të Senatit amerikan kanë hartuar një projektligj që do ti ndalonte kompanitë e mëdha të funksiononin si institucione financiare.

Prandaj është vendosur që nëse kompanitë me xhiro vjetore 25 milionë dollarë, shkelin këtë rregull do të marrin gjoba ditore prej, 1 milion dollarë.

Nëse Komisioni i Shërbimeve Financiare të Senatit amerikan konfirmon për “Libra” operimin si një fond tregtar atëherë “Facebook” do të ketë nevojë për miratimin e tij për të nisur shërbimin e pagesave kripto.

Zuckeberg ka njoftuar se se projekti LIBRA do të qeveriset nga strukturat e “Facebook” dhe disa partnerë  përfshirë Visa, Mastercard, PayPal, Uber, Lyft dhe Spotify.

Propozimi i “Libra” nga Zuckeberg ka acaruar edhe presidentin Donald Trump.

Presidenti ka argumentuar se Facebook do të duhet të regjistrohej si bankë dhe t’i nënshtrohej rregulloreve bankare nëse ka në plan të zbatojë projektin.

 “Libra” është për këdo”-ka deklaruar Zuckerberg. “Kripto-monedha globale do të bëjë të mundur që qarkullimi i parave në botë të jetë shumë më i lehtë dhe i lirë aq sa kushton edhe një mesazh në celular.”-ka shtuar Mark Zuckerberg.

Marrë dhë përkthyer nga BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota libra shba zuckerberg propozon kripto-monedhën e re libra shba zuckerberg propozon kripto-monedhën e re

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2019, 11:13

SHBA- Zv.Presidenti Mike Pence ka vizituar qindra emigratë në kufirin e Teksasit, ku deklaroi se kushtet e tmerrshme që i përshkoi një gazetar, janë shkaktuar n...