Bota

RAI 3 publikon dokumentarin/ Linja e re e trafikimit të kokainës Kolumbi – Meksikë – Shqipëri

16 Korrik 2019, 07:32 Nga DOSJA
RAI 3 publikon dokumentarin/ Linja e re e trafikimit të kokainës

ITALI -Valerio Cataldi, gazetari investigativ ka realizuar dokumetarin më të fundit që nxjerr në pah të gjitha rrugët e trafikut të kokainës nga Amerika Latine deri në Europë, përmes Shqipërisë.

“Narcotica”, është titulluar dokumentari me 5 seri i gazetarit Cataldi, që publikoi në RAI 3, që zbuloi se ku niste dhe ku mbaronte rruga e re e trafikut të kokainës nga Kolumbia në Meksikë për të ardhur në Shqipëri.

RAI 3 do të trasmetojë më 27 korrik serinë e parë, ndërsa deri në këto momente që flasim është trasmetuar vetëm një përmbledhje e shkurtër.

Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri” – shkruan “La Repubblica”.

Ky dokumentar i gazetarit italian siç duket përmban edhe pamje të rënda, prandaj dhe është vendosur që mos të trasmetohet gjatë ditës, por gati në mesnatë, në orën 23:20.

 “Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës. Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë” – shprehet  Cataldi,

Ndërsa gazetarja Daniela Rea, tregon disa momente nga seria e parë e dokumentarit të Cataldit ku thotë se:- “Nuk bëhet fjalë për një luftë ndaj drogës, por një kërkim në vazhdimësi të bashkëpunimit mes shtetit dhe karteleve”.

Ky dokumentar nuk është i vetmi rast që zbulon se  Shqipëria është e përfshirë  në çështjet e lëndëve narkotike. Vetëm brenda këtij viti ka shumë raste ku është kapur kokainë, duke filluar nga rasti i 2 kolumbianëve deri tek 613 kg kokainë në portin e Durrësit.

Marrë dhe përshtatur nga Larepubblica

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota rai 3 publikon dokumetarin per kokainen rruga e re e kokainës kolumbi – meksikë – shqipëri valerio cataldi rai 3 publikon dokumetarin per kokainen rruga e re e kokainës kolumbi – meksikë – shqipëri valerio cataldi

Sondazh

Poll