Bota

Rrëzohet në ishull aeroplani i parashutistëve, vdesin 9 njerëz në Suedi

15 Korrik 2019, 12:37 Nga DOSJA
Rrëzohet në ishull aeroplani i parashutistëve, vdesin 9

SUEDI-Një avion i vogël është rrëzuar në një ishull në Suedinë lindore, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave. Ata po fluturonin  me këtë avion të vogël pasi po bëheshin gati për të realizuar një kërcim me parashutë.

Aeroplani është larguar nga aeroporti Umea pas orës 13:30, raportonte The Local, dhe dukej një alarm në 2.12, përpara se të përplaseshin.

Zëdhënësja e komunës së Vasterbotit Gabriella Bandling tha: “Unë mund të konfirmoj se të gjithë ata që janë në aeroplan kanë vdekur”.

Duke folur për mediat rajonale, dëshmitarët kanë pohuar se kanë parë parashutistët që u përpiqnin të hidheshin nga aeroporti kur ai u ngrit nga toka.

Kryeministri suedez Stefan Lofven tha se ai e kishte marrë lajmin tragjedisë me “hidhërim të madh”.

“Unë mendoj për të vdekurit dhe për të afërmit e tyre që po kalojnë këtë periudhë të vështirë”.-tha ai.

Ndërkohë që ka nisur një hetim për të hetuar sesi ka ndodhur kjo ngjrje e rëndë që të vdekur 9 njerëz.

Marrë dhe përshtatur nga Independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 9 parashutiste te vdekur perplasen avionet suedia lindore 9 parashutiste te vdekur perplasen avionet suedia lindore

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2019, 11:13

SHBA- Zv.Presidenti Mike Pence ka vizituar qindra emigratë në kufirin e Teksasit, ku deklaroi se kushtet e tmerrshme që i përshkoi një gazetar, janë shkaktuar n...