Bota

Ukraina paraqet dokumentin kyç në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

18 Prill 2022, 20:48 Nga DOSJA
Ukraina paraqet dokumentin kyç në rrugën drejt

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dorëzoi të hënën një dokument me përgjigjet e Ukrainës ndaj një pyetësori nga Bashkimi Evropian – një tjetër hap në rrugën e Kievit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha një diplomat i BE-së. CNN shkruan se ambasadori i Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas, shkroi në Twitter se ishte i nderuar që mori nga Presidenti Zelensky përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian.

Në Twitter, Maasikas vuri në dukje se dokumenti ishte “dorëzuar nga presidentja Von Der Leyen vetëm 10 ditë më parë dhe se kohët e jashtëzakonshme marrin hapa të jashtëzakonshëm dhe shpejtësi të jashtëzakonshme.

Ambasadori postoi gjithashtu foto të tij duke marrë dokumentin së bashku me Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, duke përfshirë kryeministrin Denys Shmyhal. Komisioni Evropian tani do të shqyrtojë përgjigjet e dhëna nga Ukraina në pyetësor dhe do të nxjerrë një opinion nëse Ukrainës duhet t’i jepet “Statusi i Kandidatit”.

Another step on Ukraine’s EU path. Honoured to receive from @ZelenskyyUa the answers to @EU_Commission questionnaire, handed over by @vonderleyen only 10 days ago. Extraordinary times take extraordinary steps and extraordinary speed. @Denys_Shmyhal @StefanishynaO @AndriyYermak pic.twitter.com/UaNPOrhPST

— Matti Maasikas (@MattiMaasikas) April 18, 2022

Më pas do t’u mbetet liderëve të 27 shteteve anëtare ekzistuese që të miratojnë statusin e Ukrainës si vend kandidat përpara se të kalojë në fazën tjetër në të cilën Kievit do t’i duhet të harmonizojë proceset e tij sociale, ligjore, administrative dhe financiare me atë të BE-së.

Në mars, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që u bën thirrje institucioneve të Bashkimit Evropian të punojnë për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në BE.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi matti maasikas volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi matti maasikas volodymyr zelensky

Sondazh

Poll