Bota

Hetuesit ukrainas: Kemi ekzaminuar 269 trupa të vdekur në Irpin

18 Prill 2022, 17:30 Nga DOSJA
Hetuesit ukrainas: Kemi ekzaminuar 269 trupa të vdekur në Irpin

UKRAINË- Hetuesit ukrainas kanë ekzaminuar 269 trupa të vdekur në Irpin, afër Kievit, që kur qyteti u mor përsëri nga forcat ruse në fund të marsit. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur një zyrtar policie, ndërsa punëtorët gërmonin varre të freskëta në periferi të tij.

Qyteti, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 62,000 banorësh, ishte një nga pikat kryesore të luftimeve me trupat ruse përpara se ato të tërhiqeshin nga rajonet veriore të Ukrainës për të intensifikuar ofensivën e tyre në lindje. Në një varrezë në periferi të Irpinit, dhjetëra varre të reja janë gërmuar dhe mbushur me kurora.

Deri tani, ne kemi inspektuar 269 trupa të vdekur,” tha Serhiy Panteleyev, nënkryetari i parë i departamentit kryesor të hetimit të policisë. Ai tha se puna mjeko-ligjore ishte duke vazhduar për të përcaktuar shkakun e vdekjes për shumë prej viktimave, duke shpërndarë foto të mbetjeve njerëzore të djegura rëndë.

Panteleyev gjithashtu u shpreh se shtatë vende në Irpin ku dyshohet se u qëlluan civilët janë inspektuar, pa dhënë detaje të mëtejshme. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe ka hedhur poshtë akuzat se trupat e saj kanë kryer krime lufte në zonat e pushtuara të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhiy panteleyev lufta ukraine-rusi serhiy panteleyev

Sondazh

Poll