Bota

VIDEO/ Kosova po përballet me sulmet më të mëdha kibernetike në histori

18 Prill 2022, 19:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Kosova po përballet me sulmet më të mëdha kibernetike

KOSOVË- Kosova po përballet me një nga valët më të mëdha të sulmeve kibernetike. KlanKosova shkruan se synim i hakerëve janë institucione, kompani e individë. Sipas njohësit të sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, ky organizim është mjaft serioz, pasi po përdoren metoda të kombinuara të hakimeve. Sipas tij, qëllimi kryesor është qasja në sistemin e komunikimit dhe të dhënat e kompanive e personave fizikë.

Së fundmi, në fokus kanë qenë edhe mediat e gazetarët. Doli thotë se ka vërejtur formën “Malware” të sulmeve kibernetike, apo shpërndarjes së virusëve përmes e-maileve. Rreth një muaj më parë, një virus ishte shpërndarë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por sipas Kastriot Fetahajt, pre e sulmeve kibernetike kanë rënë edhe shumë institucione tjera publike e private.

Ai tregoi se thuajse janë prekur të gjitha universitetet publike dhe private, teksa llogaritë e rreth 50 profesorëve janë hakuar. Gjithashtu, sipas Fetahajt, janë shpërndarë edhe të dhënat bankare të qytetarëve. Fetahaj tregon se të dhënat e hakuara po shiten në treg të zi, me çmime shumë të lira, rreth 100 dollarë.

Dyshohet se sulmet e fundit janë orkestruar nga një grup brenda Kosovës, në bashkëpunim me një tjetër të huaj që ende nuk po i dihet origjina. Pasojat e këtyre mund të jenë të rënda, pasi mund ta kolapsojë sistemin e komunikimit të kompanive. Siguria kibernetike është aktualisht problem global, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, që është koncentruar edhe në këtë fushë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni hekuran doli kastriot fetahaj sulmet kibernetike ne kosove hekuran doli kastriot fetahaj sulmet kibernetike ne kosove

Sondazh

Poll