Bota

Putin: Vendet perëndimore kanë dëmtuar veten me sanksione, rubla është rritur

18 Prill 2022, 17:00 Nga DOSJA
Putin: Vendet perëndimore kanë dëmtuar veten me sanksione, rubla

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin thotë se vendet perëndimore e kanë dëmtuar veten me sanksione. Al Jazeera shkruan se sipas Putin vendet perëndimore e kanë dëmtuar veten duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për ofensivën e saj, duke pretenduar se masat kishin çuar në një përkeqësim të ekonomisë në Perëndim.

Duke folur me zyrtarë të lartë ekonomikë në një video-telefonatë televizive, presidenti rus tha se inflacioni i brendshëm po stabilizohej dhe se kërkesa për shitje me pakicë në vend ishte normalizuar. Ai shtoi se strategjia e goditjes ekonomike ka dështuar pasi Rusia i bëri ballë presionit të sjellë nga sanksionet. Putin tha se monedha ruse, rubla, ishte forcuar dhe se vendi regjistroi një suficit historik të lartë tregtar prej 58 miliardë dollarësh në tremujorin e parë të vitit.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/ Sulme në Lviv, rrëmbehen 150 fëmijë, Zelenskyy ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll