Bota

VIDEO/ “Lavdi Ukrainës”, tre rusë dhunojnë brutalisht një ukrainas në Spanjë

18 Prill 2022, 20:20 Nga DOSJA
VIDEO/ “Lavdi Ukrainës”, tre rusë dhunojnë brutalisht

SPANJË- Tre burra me kombësi ruse kanë goditur me shqelma dhe grushta, për një minutë e gjysmë, një ukrainas i cili u kishte thënë “Unë jam ukrainas, lavdi Ukrainës” në një lokal në Torrevieja ku ai punon. Abc.es shkruan se Garda Civile ka konfirmuar se po heton për këtë agresion brutal të tre personave, pa dhënë më shumë detaje për momentin, pas denoncimit të bërë nga Ruslan Povolyy, i cili është i sulmuari.

Në pamjet video të kapura nga kamerat e sigurisë së lokalit, shihen dy gra që tentojnë të ndalojnë burrat teksa ata godasin viktimën e tyre në tokë dhe thuajse pa ndjenja. Njëri prej tyre është pronari i lokalit, i cili u kishte thënë se ishin jashtë orarit të punës, përpara se viktima të tentonte t’i ndërmjetësonte ata që të largoheshin nga lokali.

Një grup bashkatdhetarësh ukrainas u përqendruan në mbështetje të të sulmuarve, në momentin e paraqitjes së ankesës së tyre në Gardën Civile.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ruslan povolyy lufta ukraine-rusi ruslan povolyy

Sondazh

Poll