Bota

Dronët turq janë bërë simbol i rezistencës ukrainase

18 Prill 2022, 16:43 Nga DOSJA
Dronët turq janë bërë simbol i rezistencës ukrainase

TURQI- Ukrainasit kanë krijuar disa këngë për dronët Turq “Bayraktar”. Dronët nga Turqia janë bërë një nga simbolet e rezistencës ukrainase nga pushtimi rus.

“Ato tanke me shkëlqim po digjen, ‘Bajraktar’ ,kjo është çmenduria e re”

“Bayraktar” është bërë emër i pëlqyer për ukrainasit. Ukrainasit kanë nisur t’ua lënë edhe kafshëve shtëpiake emrin e dronëve të prodhuar në Turqi.

Muajin e kaluar kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, bëri të ditur se një lemur i lindur në kopshtin zoologjik të qytetit do të quhet Bayraktar dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Zyrtarët e Perëndimit dhe ata ukrainas e kanë përgëzuar dronin “Bayraktar TB2” të prodhuar në Turqi, se ka luajtur rol të rëndësishëm në rezistencën ndaj sulmeve ruse. Muajin e kaluar sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben ëallace, u tha deputetëve britanikë se nëpërmjet dronëve Rusia po dërgon municione te forcat e saj në Ukrainë. Ai tha se është shumë e rëndësishme të ndalohet dhe bllokohet avancimi i Rusisë.

Droni “Bayraktar TB2” ka qenë në operim për shumë vjet. Është përdorur nga ushtria turke në veri të Irakut dhe në Siri që nga viti 2014. Së fundi ishte përgëzuar roli i këtij droni në konfliktet në Libi e Nagorno Karabakh. Mirëpo videot e publikuara nga ushtria e Ukrainës, ku shihet droni duke goditur në shënjestra të ushtrisë ruse janë bërë virale duke e vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas CNN, suksesi i dronit nuk është vetëm aftësia për të goditur shënjestrat ushtarake ruse, droni performoi siç pritej, por nuk është i pathyeshëm. Sipas burimeve, thuhet se disa prej dronëve mund të jenë rrëzuar nga rusët.

“Dronët janë pjesë e fushatës ukrainase në rrjetet sociale dhe po përdoret për mrekulli nga ushtria ukrainase dhe civilët”,-ka thënë Bendett.

Videot e sulmeve të “Bayraktarit” janë bërë virale në rrjete sociale dhe po ashtu ndihmon në rritje të moralit, e Bendett thotë se është një fitore e madhe taktike.

TB2 dhe dronët e tjerë të prodhuar në Turqi e kanë vendosur këtë vend në hartën e dronëve përkrah SHBA-së, Kinës e Izraelit, thotë Bendett.

Turqia, që ka lidhje të ngushta të mbrojtjes dhe aso ekonomike si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, ka qenë e kujdesshme që të mos mburret shumë me një prej eksporteve të saj më të famshme. Shitja e dronëve ka qenë irrituese për Rusinë shumë kohë para pushtimit rus.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dronet bajraktar lufta ukraine-rusi dronet bajraktar lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll