Bota

Kryebashkiaku i Lviv: Sulmet treguan se tani nuk ka vende të sigurta në Ukrainë

18 Prill 2022, 16:57 Nga DOSJA
Kryebashkiaku i Lviv: Sulmet treguan se tani nuk ka vende të sigurta

UKRAINË- Qyteti perëndimor ukrainas i Lviv, i cili deri më tani ka qenë kryesisht i padëmtuar nga lufta, ka regjistruar vdekjet e para të civilëve pas sulmeve ruse.

Sipas BBC, kryebashkiaku i qytetit ka thënë se të paktën shtatë persona janë vrarë 11 janë plagosur gjatë sulmit në mëngjesin e sotëm.

Ai gjithashtu paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet ndërsa shërbimet e urgjencëspo kërkojnë nëpër rrënoja. Lviv është qendra përmes së cilës dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur në Poloninë fqinje.

Kryebashkiaku Andriy Sadovyi i ka thënë gazetarëve se sulmet e mëngjesit treguan se tani nuk kishte “lokacione të sigurta dhe të pasigurta” në Ukrainë.

Rusia ka thënë se plani i saj është të përqendrojë forcat e saj në lindje, një përpjekje për të kapur zonën industriale në kufi të njohur si Donbas pasi Ukraina ndaloi përpjekjen e saj për të marrë kryeqytetin Kiev, në veri.

Kjo është arsyeja pse sulmet në Lviv, që është qindra milje nga vija e frontit në lindje erdhën si befasi dhe lanë shumë banorë të tronditur.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andriy sadovyi lufta ukraine-rusi andriy sadovyi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll