Politike

“SPAK ta hetojë”, Berisha i bie tavolinës në studio: Kam vepruar me ligj, s’njoh imunitet!

18 Prill 2022, 19:38 Nga DOSJA
“SPAK ta hetojë”, Berisha i bie tavolinës në studio:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i hapur për hetime nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se nuk njeh imunitet, pasi ka vepruar gjithmonë bazuar në ligje. Në një moment, ai qëlloi edhe tavolinën disa herë, tesa fliste. 

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: Zoti Rama ka lëshuar një mesazh kërcënues që SPAK të hetojë Berishën, a është një kod, mos vazhdo më me inceneratorët që unë të hesht për ju?

Sali Berisha: Unë do të vazhdoj çdo ditë më inceneratorët dhe i kërkoj atij çdo ditë që t’i kërkoj SPAK-ut të partisë që të veprojë kundër Berishës sepse unë kam vepruar ndër ligj, ndë rligj, ndë rligj, është krijuar një komision në ’97, hetoi dy vite dhe ishte i detyruar të vijë në Kuvend që të raportojë se qeveria nuk ishte e përfshirë në skemat piramidalë sepse ishte zbatuar vetëm ligji. Nuk njoh parashkrim, njoh vetëm ligjin, nuk njoh imunitet.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll