Politike

Berisha: Alibeaj mashtroi, kishte vetëm firmën e Bashës, ndoshta edhe të Gazit

18 Prill 2022, 19:21 Nga DOSJA
Berisha: Alibeaj mashtroi, kishte vetëm firmën e Bashës, ndoshta

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se asnjë deputet përveç Lulzim Bashës nuk e ka mbështetur platformën e prezantuar nga Enkelejd Alibeaj. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha vuri në dyshim edhe firmën e Gazment Bardhit, që sipas tij, mund efhe ta ketë mbështetur, por nuk është i sigurtë për të. 32 firmat që deklaroi Alibeaj, sipas liderit historik të Partisë Demokratike ishin një mashtrim.

“Doli dhe tha më kanë mbështetur 32 deputetë, një mashtrim, mashtroi mediat kur në fakt as ata që numërohen me gishtat e dorës nuk e kanë mbështetur. Të sigurtë ka pasur vetëm firmën e Lulzim Bashës, mundet edhe të Gazit, por kam dyshim,”- tha Berisha.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll