Politike

Zgjedhjet për krytetar të PD-së, shpallen rezultatet e fituesve të 6 degëve

18 Prill 2022, 19:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet për krytetar të PD-së, shpallen rezultatet e fituesve

TIRABË- Zgjedhjet për kryetar në 6 degët e Partisë Demokratike në vend kanë përfunduar. Me anë të një njoftimi PD-ja ka njoftuar se procesi ka vazhduar deri më tani, për shkak të numërit të lartë të votuesve në Berat dhe në degën numër 5 në Tiranë.

Njoftimi i PD-së:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e hënë, dt 18 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 6 degë të PD. Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Berat, dhe Tirana 5, procesi vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes. Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1. Dega Berat:
Morën pjesë në garë 4 kandidatë.
Fitues u shpall z. Shyqyri Dura me 46% të votave

2. Dega Librazhd:
Morën pjesë në garë 3 kandidatë.
Fitues u shpall z. Ilirjan Alliu me 53 të votave

3. Dega Prrenjas:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Arjan Karriqi me 61% të votave

4. Dega 1 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Fetah Hasanaj me 76% të votave

5. Dega 5 Tiranë:
Morën pjesë në garë 5 kandidatë.
Fitues u shpall z. Fatmir Myrta, me 47% të votave

6. Dega 8 Tiranë:
Morën pjesë në garë 2 kandidatë.
Fitues u shpall z. Gazmend Sallaku, me 64% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

LAJMI KRYESOR: ‘Rithemelimi’ në zgjedhje! Sot votohet për kryetar në 6 degë të PD, EMRAT që garojnë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arjan karriqi fatmir myrta fetah hasanaj gazmend sallaku ilirjan alliu shyqyri dura arjan karriqi fatmir myrta fetah hasanaj gazmend sallaku ilirjan alliu shyqyri dura

Sondazh

Poll