Politike

Platforma e Alibeajt, Spaho: Përçarëse, i shërben Ramës dhe socialistëve

18 Prill 2022, 19:35 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt, Spaho: Përçarëse, i shërben

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho, e ka cilësuar përçarëse platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj. I ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc News, Spaho tha se në platforma e Alibeajt i shkon për shtat vetëm Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, pasi mban gjallë përçarjen e opozitës.

Sipas tij Alibeaj akoma nuk e kuptuar se cili është shkaku i gjithë situatës në të cilën ndodhet PD sot, krizë e cila sipas tij nisi prej 9 shtatorit, kur Lulzim Basha në mënyrë të njëanshme përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Alibeaj ka prezantuar platformën e bashkimit, që tregon qartaz se ai ka mbështetjen e pjesës më të madhe të grupit parlamentar, si do ta mbajë partinë Komisioni i Rithemelimit duke parë që shumica e grupit parlamentar janë me Alibeajn?

Spaho: Së pari platforma nuk bën thirrje për bashkim, por për të mbajtur përçarjen të gjallë në PD, duke i shërbyer direkt Edi Ramës. Në ka njeri që i intereson një PD e përçarë ai është Edi Rama.

Xhokaxhi: Ja ia keni dhënë të gjithë këtë mundësi.

Spaho: Ajo platformë drejt kësaj rruge të çon. Pas 8 muajsh konflikt Alibeaj nuk do të kuptojë shkakun pse jemi në këtë gjendje. Nga 9 shtatori zoti Berisha u përjashtua në mënyrë të njëanshme nga Lulzim Basha. Duke mos kuptuar 9 shtatorin, s’do kuptojë as 11 dhjetorin, e as referendumin në 18 dhjetor, e as rezultatin e 6 marsit. Të paraqesësh një platformë që nuk merr në konsideratë shkakun pse jemi këtu, është të mos kërkosh zgjidhjen.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edmond spaho enkelejd alibeaj edmond spaho enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll