Politike

S’ka datë për kryetarin/ Berisha zbardh axhendën e 30 prillit: Basha të kandidojë lirisht

18 Prill 2022, 19:27 Nga DOSJA
S’ka datë për kryetarin/ Berisha zbardh axhendën e 30

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur axhendën e 30 prillit, datë kur pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se më 30 orill do të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe ky i fundit mund të zgjedhë edhe Kryesinë. Ai shtoi se mund të zgjedhë edhe Gjykatën e Partisë, ndërsa data për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së mund të vendoset më pas nga Kryesia. I pyetur nëse do të garonte përballë ish-kryetarit Lulzim Basha, Berisha tha se për të nuk do të përbënte asnjë problem. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Kuvendi i 30 prillit do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë Kryesinë. Mund të zgjedhë edhe Gjykatën e Partisë. Kjo është axhenda. Sigurisht që do të shpallet data e Kuvendit të Partisë. Këtë e bën edhe Kryesia pas Kuvendit, nuk ka nevojë ta bëjë Kuvendi. Kandidatëve do tu jepet koha, nuk kam një ide më thënë të drejtën.

Pyetje: A dyshoni se nuk do të keni kandidatë përballë, ose jo kandidatë fiktivë

Sali Berisha: Unë kam pasur kandidatë gjatë gjithë karrierës, asnjëherë nuk kanë qenë fiktivë, Pjetër Abnori, Azem Hajdari e shumë të tjerë, Genc Pollo u tërhoq.

Pyetje: A do të ishit komod nëse përballë do të kishin zotin Lulzim Basha?

Sali Berisha: E kam thënë dhe do ta them, mbahem pas fjalëve që them përtej çdo çmimi. Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë në çdo forum, përfshirë edhe postin e kryetarit.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll