Politike

Zgjedhjet për kryetar të PD-së, zyrtarizohen 3 kandidaturat në Durrës

18 Prill 2022, 19:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar të PD-së, zyrtarizohen 3 kandidaturat

DURRËS- Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike në Durrës do të zhvillohen të shtunën e datës 23 prill. Mësohet se gara do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës dhe do të nisë në orën 08:00 deri në orën 18:00. Në këtë garë do të marrin pjesë 3 kandidatë, qw janw Ardian Muka, Igli Cara dhe Osman Stafa.

Njoftimi i PD-së:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Dega Durrës! Pas përfundimit të procesit zgjedhor në seksionet dhe grupseksionet e PD Dega Durrës, ju njoftojmë se ditën e shtunë, datë 23 Prill 2022, në ambjentet e Pallatit të Kulturës, nga ora 8:00 deri ora 18:00, do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e degës, sipas parimit një anëtar një votë.

Anëtarët duhet të jenë të pajisur me kartë antarësie dhe kartë identiteti.

Kandidatë për kryetarë të PD Dega Durrës janë:

1. Ardian Muka

2. Igli Cara

3. Osman Stafa

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka igli cara osman stafa zgjedhje ne deget e pd ardian muka igli cara osman stafa zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll