Politike

Zgjedhjet e krerëve të PD, Berisha: Asnjë selektim, kush deshi, garoi

18 Prill 2022, 18:57 Nga DOSJA
Zgjedhjet e krerëve të PD, Berisha: Asnjë selektim, kush deshi,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në degët e Partisë Demokratike. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se ka garuar kush ka dashur, mjafton të ketë plotësuar formularin e dekriminalizimit. Emrat, sipas Berishës janë propozuar nga baza ose janë vetofruar. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Kjo që po ndodh sot, kam konstatuar se mediat nuk e kanë kapur absolutisht. Kjo garë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Janë 38 degë dhe asnjë kandidat nuk është miratuar nga kryesia, të gjithë janë propozuar nga baza ose kanë shprehur dëshirën, kanë mbushur një formular për ligjin e dekriminalizimit dhe kanë garuar. 

Çim Peka: Kush e jep certifikimin final për këtë listë

Sali Berisha: Çdo person ka të drejtë të garojë, nuk ka seleksion, ndodh që kur bëhen katër ose pesë kandidatë, një ose dy tërhiqen. Vetëm kur nuk plotësohen kushtet, atëherë po…Janë të gjithë kandidatë të degëve të partisë Demokratike, ose sipas statutit ose të propozuar nga anëtarësia. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhje ne deget e pd sali berisha zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll