Politike

Të premten vuloset fati i Llallës, asnjë veprim për ekstradimin e tij

18 Prill 2022, 14:36 Nga DOSJA
Të premten vuloset fati i Llallës, asnjë veprim për

TIRANË– Gjykata e Lartë pritet të vulosë vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili ndodhet aktualisht në Itali. Nga ana tjetër, raportohet se pavarësisht datës së caktuar për të premten, autoritetet në Shqipëri nuk kanë ndërmarrë asnjë vepum për ekstradimin e Llallës.

Aktualisht Llalla ndodhet aktualisht në Itali, vend ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, ende në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Në 20 maj 2021, SPAK e dënoi me dy vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai do të kryejë 1.4 vite burg. Në 9 mars 2021, SPAK përfundoi hetimet për veprat penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll