Politike

Zgjedhjet për kryetar dege në Berat, Këlliçi: Asnjë demokrat nuk përjashtohet nga ky proces

18 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege në Berat, Këlliçi: Asnjë

BERAT– Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, tha se procesi i “Rithemelimit” ka për qëllim bashkimin e demokratëve dhe rivitalizimin e strukturave të saj. Për mediat, nga Berati, Këlliçi tregoi se çdo demokrat me teserë do të ketë të drejtën absolute për të votuar në proces, duke shtuar se nuk do ketë asnjë përjashtim.

“Procesi është i qetë, ka patur pikëpyetje për modalitetet e procesit të votimit, por me vullnetin e kandidatëve dhe udhëzimi nga Komisioni i Rithemelimi. Çdo demokratë që ka një teserë që nga viti ’91, ka të drejtën e votës. Ky proces nuk ka përjashtuar asnjë nga procesi i votimit. Janë të ftuar të gjithë demokratët në 32 vite për të qenë pjesë e kësaj feste në Berat, ka një interes të shtuar. Lista është gjithëpërfshirëse, janë të gjithë demokratët, nuk kemi përjashtuar asgjë! Do të kemi një pjesëmarrje më të madhe se ajo e Referendumi të 11 dhjetorit. Kjo tregon se interesi i demokratëve është rritur. Kemi patur një numër rekord të demokratëve që kanë marrë pjesë. Është një proces që ka qëllim bashkimin e demokratëve, rivitalizimi i strukturave dhe bashkimi i të gjithë demokratëve në 32 vite. Në fund të procesit do të kemi një rezultat që do të rrisë më tepër performancën e PD në Berat. Procesi do të vijojë edhe pas orari zyrtar, për të votuar çdo demokrat dhe demokrate.”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: ‘Rithemelimi’ në zgjedhje! Sot votohet për kryetar në 6 degë të PD, EMRAT që garojnë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi zgjedhje per kryetaret e degeve belind kelliçi zgjedhje per kryetaret e degeve

Sondazh

Poll