Politike

Platforma e Alibeajt, deputetja e PD: Firmë nga ana ime s’ka pasur

18 Prill 2022, 08:47 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt, deputetja e PD: Firmë nga ana ime s’ka pasur

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka njoftuar se emri i saj nuk është pjesë e personave që ka firmosur platformën e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së. Përmes një shkrimi ajo kërkon mbledhjen sa më shpejt të grupit parlamentar demokrat që qëndrimi i saj të dëgjohet.

POSTIMI:

Një sqarim për një lojë fjalësh që është përhap në disa media sot për gjoja përfaqësues te PD që kanë firmos draftin dhe që më pas u bënë “pishman” duke përdor në këtë rast emrin tim si deputete!! Më vjen keq ta them, por është qesharak ky lajm nga fillimi në fund! Lidhur me sajesa të tilla që i konsideroj “të lodhura” i sugjeroj mediave që për çdo sqarim mund të më kontaktojnë nëse kanë nevojë, që mos këtë keqinformim të këtij lloji nga kushdo që i shpërndan apo më keq akoma botohen pa patur fakt. Është e qartë që firmë nga ana ime nuk ka dhe nuk ka patur përsa kohë nuk përputhet me qendrimin tim që tashmë është publik. Deklarata është publike në FB tim drejtuar demokratëve dhe bashkëqytetarëve në Shkodër. Pēr më tej kërkoj sa mē parë mbledhje të grupit parlamentar të PD për tu degjuar qëndrimi im dhe i gjithë kolegeve tanë pa perjashtim! Mesazhi i ditës së Pashkës duhet të udhëheq në rrugën e bashkimit të gjithë ne për hir të interesit qytetar! Ditë të mbarë !

PLATFORMA E PROPOZUAR NGA ALIBEAJ:

5 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj

1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike greta bardeli platforma e alibeajt greta bardeli platforma e alibeajt

Sondazh

Poll