Politike

Zgjedhjet për kryetar dege, Harxhi nga Korça: S’ka platformë tjetër brenda PD-së

18 Prill 2022, 11:57 Nga DOSJA
Zgjedhjet për kryetar dege, Harxhi nga Korça: S’ka

KORÇË– Përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit , Edith Harxhi deklaroi ditën e sotme se platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj është përçarëse. Nga Korça, aty ku po zhvillohen zgjedhjet për kryetarët e degëve u shpreh se i vetmi statut që është në fuqi, është ai i votuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

“Absolutisht unë nuk mendoj se duhet të ekzistojë ndonjë një ide për të pasur një platformë tjetër brenda partisë demokratike, një platformë përçarëse dua të them, çdo lloj platforme duhet të jetë platformë brenda partisë. Ne kemi ligjeruar me statutin e datës 11 dhjetor, fraksion brenda partisë dhe unë mendoj që kjo është një arritje shumë e madhe”, u shpreh Harxhi.

Po ashtu ajo deklaroi se ka pasur lista problematike mirëpo do të merren parasysh ato të vitit 2019 dhe listat e referendumit të 18 dhjetorit. 

Listat në përgjithësi kanë qënë lista problematike këtë duhet ta themi, për arsye të ndryshme historiku gjatë viteve të fundit të Partisë Demokratike dhe të regjistrimit të anëtarëve, mospërputhjes, rakordimit të listave të degëve me selinë qëndrore. Gjithsesi ne kemi një vendim të Komisionit të rithemelimit i cili në bazë të statutit drejton partinë deri në kuvendin e 30 prillit. Do të merren në bazë listat e vitit 2019 dhe listat e referendumit të 18 dhjetorit. Ne sot kemi vendosur pas një takimi që do të bëjmë një rakordim të listave dhevtë gjithë kandidatët kanë rrënë dakord.’– tha Harxhi.

LAJMI KRYESOR: ‘Rithemelimi’ në zgjedhje! Sot votohet për kryetar në 6 degë të PD, EMRAT që garojnë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edit harxhi zgjedhje per kryetaret e degeve edit harxhi zgjedhje per kryetaret e degeve

Sondazh

Poll