Politike

Procedura për presidentin e ri! Ja ku mund të votojnë qytetarët.Balla: Do ruajmë anonimatin

18 Prill 2022, 11:38 Nga DOSJA
Procedura për presidentin e ri! Ja ku mund të votojnë

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se nuk njeh brenda Kuvendit të Shqipërisë një grupi parlamentar si ‘Komisioni i Rithemelimit’, ndërsa shtoi se edhe qytetarët mund të bëjnë propozime për kreun e ri të shtetit. Në një prononcim për gazetarët, Balla është shprehur se qytetarët mund të shkruajnë në email: [email protected]


PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: Jeni gati për konsultime me opozitën, a ka konsultim paraprak? Do merrni mendimin e popullit, si sepse e vetmja mënyrë është referendumi? Cilat janë emrat në zarfin tuaj?

Balla: Nesër do të jetë takimi i parë me grupin parlamentar, kjo ka qenë dhe bindja e qasja. Duam proces të karakterizuar me gjithëpërfshirje, të mërkurën pasdite në orën 17 do të ftoja krerët e tjerë të grupeve parlamentare që të ulemi në një takim të parë. Nuk kanë ndodhur takime të tjera. Ky nuk zëvendëson konferencën e kryetarëve. Kjo është për pjesën e parë. Kushtetuta e ka të shprehur qartë se nuk ka necojë për referendum. Si e tillë, presidenti nuk është figurë kyçe mes tre themeleve bazë të shtetit. Propozimet mendoj që është hera e parë që i kërkohen qytetarëve. Kemi mësuar nga Këshillimi Kombëtar. Ajo që bëri Rama është gjëja e duhur. Këtu nuk është Këshillimi Kombëtar por nuk ia heqim të drejtën qytetarëve për të propozuar. Tek adresa e email të PS, çdo qytetar ka të drejtë të propozojë emrat e tij; [email protected] Tek fleta që do depozitojmë nuk do të zbulojmë identitetin, të paktën në fazën e parë. Por edhe unë, dhe të gjithë të tjerët për momentin do të ruajmë anonimatin.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhja e presidentit të ri, Balla bashkëbisedim me gazetarët

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla 18 prill 2022 zgjedhja e presidentit te ri taulant balla taulant balla 18 prill 2022 zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll