Politike

Krerët e PD/ Ankesat për listat, Minarolli: I janë shtuar pjesëmarrësit e referendumit

17 Prill 2022, 14:32 Nga DOSJA
Krerët e PD/ Ankesat për listat, Minarolli: I janë shtuar

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli ka sqaruar ish-kandidatin për kreun e degës së PD-së në Kukës, Irel Elezi, i cili hodhi akuza për listat. Në një reagim zyrtar të shpërndarë nga PD, Minarolli shkruan se emrat e tjerë janë shtuar në listë janë të shtuar pas referendumit të 18 dhjetorit për shkarkimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha. 

“Lidhur me disa pretendime për listat e votuesve në zgjedhjet për kryetar në disa degë të PD, sqaroj si më poshtë: Listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD. Kësaj liste i janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike. Ftohen të gjithë ata që pretendojnë të kundërtën të sjellin përfaqësuesit për verifikimin e listave origjinale në zyrën e organizimit të Partisë Demokratike dhe auditimin e procesit të votimit në degë. Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike do të garantojë transparencën e plotë të procesit zgjedhor,”-tha Minarolli.

LAJMI KRYESOR: Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, votohet në Vlorë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin minarolli zgjedhje ne deget e pd ervin minarolli zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll