Politike

Zgjedhjet në Kukës/ Kundërshtari u tërhoq nga gara, as Sinamati s’shkon: Do votoja Elezin

17 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kukës/ Kundërshtari u tërhoq nga gara, as

TIRANË– Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, ka zgjedhur të mos marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot në shenjë solidariteti me kundërshtarin e tij. Admir Sinamati ka vendosur të mos marrë pjesë, pasi kundërshtari i tij, Irel Elezi u tërhoq mëngjesin e sotëm, vetëm pak orë pas nisjes së procesit të votimit me pretendimin e kishte ndërhyrje në lista, ndërsa as kolegu i tij nuk shkoi për të hedhur votën. 

“Unë jam qytetar i Kukësit, kur plotësohet formulari i deklarimit për kandidaturat, ka një rubrikë të posaçme. Unë prej vitesh jam profesionist në shkencën e mjekësisë ligjore si akademik dhe pedagog i fakultetit të mjekësisë. Gjumin unë e bëj në Tiranë, por mendja ime ka qenë dhe do të jetë lidhur me Kukësin, dhe eshtrat e mia do prehen në Kukës. Këto pretendime janë shumë bajate dhe nuk ja vlen të komentohet. Është e vërtetë që lista ka probleme, largimi i Lulzim Bashës ka procese ngërci lidhur me mos-dhënien e listës së plotë dhe faqen e PD-së në fb.Unë kam qen në zgjedhjet e fundit një nga kandatët, por Irel nuk ka pse të shqetësohet. Unë do e kisha votuar atë në shenjë konsidetare, gjithsesi nuk do marr pjesë si shenjë qytetarie,”-tha ai.

Kundërshtari i tij, Irel Elezi, dha dorëheqjen me arsyetimin e parregullsisë së procesit, por edhe pse ai nuk do të jetë pjesë e garës, procesi aktualisht po vijon normalisht, pasi në Kukës janë thuajse 2500 anëtarë të PD që pritet të votojnë.

LAJMI KRYESOR: Rithemelimi zgjedh krerët në disa degë, votohet në Vlorë, Pogradec, Sarandë dhe Delvinë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike admir sinamati zgjedhje ne deget e pd admir sinamati zgjedhje ne deget e pd

Sondazh

Poll