Bota

‘Po kërkoja substanca qetësuese, nuk e di çfarë është ketamina’, dëshmon nëna vrasëse

17 Prill 2022, 09:55 Nga DOSJA
‘Po kërkoja substanca qetësuese, nuk e di çfarë

GREQI- Informacione të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 9-vjeçares Georgina në Patra, ku ka folur sërish nëna e saj, Roula Pispirigou e cila gjendet në burg si e dyshuar për vrasjen e saj.

Sipas mediave greke, e akuzuara për vrasjen e vajzës së saj 9-vjeçare, duke folur në një intervistë këmbënguli në pafajësinë e saj, por edhe në mendimin e saj se ketamina ishte në mjekimet e mjekëve.

Përsa i përket ketaminës, Roula Pispirigou shprehet në mënyrë karakteristike se në dhomën e Georginë në momentin fatal ka pasur “njerëz të veçantë”.

Unë, mjekët dhe infermierët ishim në dhomë. Unë them që nuk jam fajtore, mjekët thonë se nuk janë.“-tha ajo.

Lidhur me atë që u gjet në tabletin e Georginës, ajo vuri në dukje se ajo vetë kishte qenë në kërkim të substancave, pasi kërkonte një anestezi të re që i jepej fëmijës. Konkretisht ajo ka deklaruar se ka kërkuar për substancën fenobarbitolqë ia dha Georginës dhe madje edhe nga celulari i saj. Megjithatë, si tableti ashtu edhe celulari i saj janë të lidhur me emailin e saj dhe ajo që ajo kërkonte në njërën do të shfaqej në tjetrën.

Ndërkohë, interesante janë edhe postimet e Pispirigou në rrjetet sociale gjatë disa viteve për vrasjen e fëmijëve apo moskujdesin e prindërve ndaj tyre.
Në fakt të bën përshtypje fakti që ajo ishte veçanërisht agresive në ato që komentonte.

Në lidhje me rastin e një nëne në Misuri , e cila inkurajoi partnerin të përdhunonte vajzën e tyre katër muajshe, Roula Pispirigou kishte shkruar: Disa prej nesh bëjnë të pamundurën për të mbrojtur engjëjt tanë dhe disa prej tyre i trajtojnë si kukulla pa jetë. Engjëll i vogël, sinqerisht nuk di çfarë të them tjetër.

Lidhur me rastin e tmerrshëm të 4-vjeçares Annie, e cila u vra brutalisht nga babai i saj, në prill 2015 ajo postoi si më poshtë:

“Të vdesin nënë dhe baba së bashku; të tjerët përpiqen me vite të mbajnë një femije ne krahet e tyre ju dhe ju vrate nje shpirt… plehra… prinder te padenj..mos beni femije nese nuk i doni ata, uroj qe Zoti t’ju ndeshkoje…”

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi roula pispirigou vdekja e 3 vajzave ne greqi

Sondazh

Poll