Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Serbi, SNS-ja e Vuçiç merr 60,94% të votave për Beogradin

17 Prill 2022, 09:28 Nga DOSJA
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Serbi, SNS-ja e Vuçiç merr

SERBI-Zgjedhjet në Serbi do të përsëriten sot në 54 vendvotime për zgjedhjen e deputetëve të popullit dhe në 35 vendvotime për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ndërkohë që ditë e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për bashkinë e Beogradit ku SNS-ja e Vuçiç ka marrë 60,94% të votave.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në seancat e 6 dhe 8 prillit ka marrë vendime për përsëritjen e zgjedhjeve të mbajtura më 3 prill në ato vendvotime ku me vendim të komisioneve kompetente lokale zgjedhore është anuluar votimi.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura sot nga ora 07:00 deri në 20:00. Heshtja zgjedhore para zgjedhjeve të përsëritura zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 20:00.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Qytetit (GIK) në Beograd, Zoran Lukiq, tha se të gjitha vendvotimet për përsëritjen e zgjedhjeve janë hapur sot në mëngjes në orën 07:00 dhe se nuk ka pasur parregullsi.

Sipas një vendimi të mëhershëm të GIK-ut në Beograd, votimi për këshilltarë të Kuvendit të Beogradit do të përsëritet sot në katër vendvotime në kryeqytet. Bëhet fjalë për vendvotimet 31 dhe 49 në komunën e Palilulës, 39 në komunën Stari Grad dhe 106 në komunën e Çukaricës.

Gjithsej 2666 nga 5804 votues të regjistruar kanë shkuar në katër qendrat e votimit ku sot është përsëritur votimi për anëtarët e Kuvendit të qytetit të Beogradit, që është 45,93 për qind dhe listën e votave e ka fituar Aleksandar Vuçiç njoftoi Qendra Kërkimore për transparencë dhe llogaridhënie (KRRT), e cila kishte vëzhguesit e saj në ato qendra votimi.

Lista Aleksandar Vuçiç ‘Së bashku mund të fitojmë’ ka marrë 408 vota, lista “Shkojmë njerëz” 167, ‘Të bashkuar për fitoren e Beogradit’ 78. Lista ‘Moramo’ fitoi 46 vota, SPS 41, koalicioni NADA 40, Zavetnici 17, Dveri 12, Sovranistët 4, Nemanja Saroviç 3, SRS dy dhe Aleanca e Minoritetit Rus fitoi një votë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic zgjedhjet në serbi zoran lukiq aleksander vucic zgjedhjet në serbi zoran lukiq

Sondazh

Poll