Bota

Misteri i një sarkofagu që u gjet i varrosur 19 metra poshtë Notre Dame de Paris

17 Prill 2022, 08:59 Nga DOSJA
Misteri i një sarkofagu që u gjet i varrosur 19 metra poshtë

FRANCË- Thesaret e varrosura poshtë Notre Dame de Paris u zbuluan nga disa shkenctarë. Midis statujave, ikonave dhe arit, shkencëtarët kanë gjetur një sarkofag misterioz që është ruajtur në gjendje të shkëlqyer. 

Sipas Proto Thema, ajo ndodhej rreth 19 metra në tokë, ajo u gjet në momentin e rindërtimit të Kishës, e cila pësoi dëme të mëdha nga zjarri i rënë tre vite më parë, duke shkatërruar një pjesë të madhe të saj.

Zbulimi është bërë të martën dhe është bërë i ditur të enjten, ndërkohë shkencëtarët po shqyrtojnë se kujt i përket skeleti. Të dhënat e para thonë se daton që nga shekulli i 14-të. Megjithatë, ajo u gjet në një zonë ku kishte një sistem ngrohjeje të shekullit të 19-të.

Ka një lartësi prej 1.95 metra dhe një gjerësi prej 48 cm. Siç theksojnë ekspertët, mënyra e varrimit konsiderohet e “çuditshme dhe e rrallë”. Besohet se i ndjeri i përkiste elitës së kohës. Specialistët me një mikrokamerë mundën të shihnin një pjesë brenda sarkofagut. Ata panë kokën e skeletit, një jastëk me gjethe dhe qime. 

Tani arkivoli po mbahet nga autoritetet. Sipas autoriteteve, ky zbulim nuk trajtohet si një gjetje arkeologjike, por si një organ që po ekzaminohet se kujt i përket. Siç theksojnë autoritetet, “trupi i njeriut nuk është objekt arkeologjik”, ai do të trajtohet si një organ, për të cilin ka ligje të veçanta që zbatohen në këto raste.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota foto galeri gjendet nje sarkofag ne notre dame notre-dame de paris gjendet nje sarkofag ne notre dame notre-dame de paris

Sondazh

Poll