Bota

Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik: Putin do të bëjë gjithçka për të fituar luftën

17 Prill 2022, 08:27 Nga DOSJA
Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik: Putin do të

RUSI- Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushovi, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

Sipas BBC, Nina Khrushcheva, një profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, i tha BBC-së se ajo beson se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë gjithçka që duhet për të shpallur fitoren në luftë.

“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putini planifikon të fitojë dhe planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse ai duhet të shpallë fitoren dhe ai mund të ketë nevojë të përdorë armë bërthamore taktike, nuk po e parashikoj këtë. Ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur të përdorin,”-tha ajo.

Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Hruschev udhëhoqi Bashkimin Sovjetik.

Hrushovi është një studiuese e Rusisë në New School në Nju Jork dhe kritike e gjatë e presidentit Putin. Sipas saj ajo i frikësohet faktit që Moska mund t’i përdorë armët bërthamore për efekt shkatërrues në tokën ukrainase.

Në mars, ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, zonja Hrushcheva kishte thënë se ishte e turpëruar nga zhvillimi dhe se stërgjyshi i saj do ta kishte konsideruar sulmin “të neveritshëm”.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! BE shton sanksionet ndaj Rusisë,vritet gjenerali i 8-të, Papa dënon mizoritë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nikita hrushovi nina khrushcheva lufta ukraine-rusi nikita hrushovi nina khrushcheva

Sondazh

Poll