Bota

Zëdhënësi rus: Fabrika e municioneve pranë Kievit është shkatërruar

17 Prill 2022, 08:37 Nga DOSJA
Zëdhënësi rus: Fabrika e municioneve pranë Kievit

RUSI- Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igro Konashenkov ka thënë këtë të dielë se forcat e armatosura ruse shkatërruan një fabrikë municionesh pranë Kievit.

Sipas The Guardian, ai konfirmoi një sulm i cili ka ndodhur gjatë natës nga forcat ruse drejt qytetit të Brovary në rajonin e Kievit.

“Gjatë natës, raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan një fabrikë municionesh pranë qytetit Brovary në rajonin e Kievit,”- tha Konashenkov.

Rusia ka lëshuar një ultimatum të dukshëm, duke urdhëruar forcat ukrainase në qytet që të lënë armët dhe të largohen deri të dielën.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! BE shton sanksionet ndaj Rusisë,vritet gjenerali i 8-të, Papa dënon mizoritë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota igro konashenkov lufta ukraine-rusi igro konashenkov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll